Home / Aktualitet / Jakup Krasniqi del para Gjykatës Speciale: Kur kemi ardhur në Hagë na u dha një version i korigjuar i aktakuzës, në gjuhën shqipe

Jakup Krasniqi del para Gjykatës Speciale: Kur kemi ardhur në Hagë na u dha një version i korigjuar i aktakuzës, në gjuhën shqipe

Ka nisur seanca e parë gjyqësore në Hagë ndaj ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi. Krasniqi është arrestuar më 4 nëntor nga hetuesit e Speciales, pas dhjetë orësh bastisje që kanë bërë në shtëpinë e tij.

”Unë jam Jakup Krasniqi, kam lindur në 1959, i shtetësisë kosovare”, ishin fjalët e para të Krasniqit në Hagë.

“Kur kemi ardhur në Hagë kam marrë një version të korigjuar të aktakuzës, që ishte në gjuhën shqipe, të cilën e kam lexuar dhe e kam kuptuar mirë”, vijoi më tej ish-kreu i Kuvendit.

Përveç Krasniqit, Specialja javën e kaluar ka konfirmuar aktakuzat edhe për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimin.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Gjatë kësaj jave, para gjykatësve në Hagë do të paraqiten edhe Thaçi, Veseli dhe Selimi.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

SHBA sanksione ndaj kompanive kineze e ruse; kanë bashkëpunuar me Iranin

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksionet ekonomike të premten ndaj kompanive kineze dhe ruse që Uashingtoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + twenty =