Home / Opinion / Ja si mafia ballkanike po “bën ligjin” në Spanjë

Ja si mafia ballkanike po “bën ligjin” në Spanjë

Nga Patricia Ortega Dolz “El Pais”

Nuk ishte një rastësi që policia shkoi të arrestojë Ljubomir Krivokapiç më 22 gusht në një hotel në Barcelonë.Dhe as që rekordi i mëparshëm kriminal i këtij 28-vjeçari simpatik nga Mali i Zi të çon në qytetin historik të Kotorrit, që ndodhet buzë brigjeve të Detit Adriatik.

Me statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, ai shërbente si një strehë për flotat ushtarake dhe tregtare në kohët e vjetra. Mjaftoi vetëm një telefonatë nga zyrtarët serbë për homologët e tyre spanjollë të Rrjetit Evropian të Ekipeve të Kërkimit Aktiv të të Arratisurve (ENFAST), për ta lokalizuar atë.

“Ai u largua nga hoteli me biçikletë në orën 9 të mëngjesit, dhe nuk u kthye deri në orën 1 pas mesnatës”- shpjegojnë burimet policore. “Ne e arrestuam në kohën kur sapo kishte zbritur nga biçikleta e tij, pa bërë asnjë rezistencë”- thanë më tej burimet. Krivokapiç ishte truproja i udhëheqësit të klanit të frikshëm kriminal “Skaljari”, një nga grupet më të rëndësishme mafioze nga Mali i Zi, dhe që deri tani vlerësohet se ka kryer dhjetëra vrasje në të gjithë Evropën.

Krivokapiç akuzohet se ka qëlluar për vdekje një burrë brenda automjetit të tij më 31 maj 2016 në Dobrota, që është pjesë e komunës së Kotor në Malin e Zi. Prania e Krivokapiç në Spanjë, dhe me një urdhër-arresti ndërkombëtar për të, flet qartë për preferencën e grupeve të krimit të organizuar nga Ballkani për t’u fshehur në Spanjë, ku vlerësohet se ka anëtarë të 100 apo më shumë grupeve kriminale nga Serbia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Bosnja dhe Maqedonia, sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Inteligjencës Spanjolle për Kundër-terrorizmin dhe Krimin e Organizuar (CITCO).

Në Katalonjë, Valencia dhe Malaga, ata mund të kalojnë pa u vënë re nga autoritetet vendase, dhe gjithashtu mund të krijojnë lidhje të reja për të rritur fuqinë e tyre. Tani, pas vakuumit të krijuar nga arrestimet policore të anëtarëve të grupeve kriminale që kanë operuar më herët në Costa del Sol, ”bandat serbe po konkurrojnë me ato holandeze dhe franko-algjeriane për kontrollin e trafikut të drogës në zonë, ndaj ka të shtëna, rrëmbime dhe veprime të tjera të dhunshme ”, paralajmërojnë burime të policisë.

Ato shtojnë se zjarri i fundit që shkatërroi hotelin “Sisu Boutique” në zonën e pasur të Marbella Puerto Banús, mund të ketë lidhje me krimin e organizuar. Krivokapiç ishte parë në hotele të tjera të zonës ku ai po qëndronte ditët e fundit, dhe sipas burimeve të policisë mbante një pasaportë të falsifikuar.

Një nga vështirësitë e mëdha për të gjetur të arratisurit nga vendet e ish-Jugosllavisë, është lehtësia me të cilën ata mund të pajisen me dokumente të rreme”- shpjegojnë burime nga njësia e anti-drogës në Gardën Civile.
“Ata akuzohen për një krim nën një emër, dhe pastaj vijojnë kryerjen e krimeve nën një identitet tjetër”- vijon më tej burimi. Grupet e para kriminale mbërritën në Spanjë në fund të luftës në Ballkan, pra nga viti 2001. Sipas raporteve të policisë, në fillim ishin bandat shqiptare ato që operonin në vend, dhe të cilat ishin specializuar në vjedhjen e parqeve industriale, dhe më pas shtëpive luksoze (përfshirë ato të lojtarëve të futbollit), para se të mbërrinin bandat e trafikut të drogës nga Mali i Zi dhe Serbia.

Burimet e Gardës Civile shpjegojnë se serbët dhe malazezët janë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare që merren me trafikimin e drogës dhe armëve, gjë që i bën ata më të rrezikshëm.“Ata filluan duke menaxhuar jahte dhe anije tregtare për kompanitë të mëdha.Më pas nisën të shkonin në Brazil për të marrë përsipër të gjithë biznesin e kokainës nga vendi i origjinës së tij.Aktualisht ekziston një koloni serbësh në Puerto de Santos”- thonë burimet policore.

Kontaktet e krijuara në atë kohë me guerilasit kolumbianë të FARC, sollën dërgesat e para me kokainë në Kotor. Kjo, e kombinuar me lidhjet e tyre në Amerikën Latine, dhe kontrollin e kanaleve të trafikut të armëve dhe drogës në Evropë falë luftës në ish-Jugosllavi, i shndërroi këto banda në “grupe shumë të forta sot”, sipas burimeve të policisë dhe Gardës Civile.

Kjo është pasqyruar në një raport të fundit të botuar nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, me titull “Tentakulat Transnacionale:Qendrat kryesore globale të krimit të organizuar të Ballkanit Perëndimor”./Përshtatur nga CNA.al

Check Also

Pistat e ekuilibrit të ri të interesave BE-Kinë

Nga Aleksander ÇIPA- Kohët e fundit, cikli mediatik në Europë kalon me shpejtësi marramendëse. Situata …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 10 =