Home / Kryesore / Ja përse meshkujt janë më të rrezikuar nga koronavirusi

Ja përse meshkujt janë më të rrezikuar nga koronavirusi

Zbardhen disa arsye, se përse koronavirusi prek më shumë meshkujt, sesa femrat. Duhanpirja, alkooli dhe shëndeti i dobët në përgjithësi: Kërkuesit mendojnë se këto janë disa nga faktorët që shpjegojnë pse shifrat e burrave që vdesin nga koronavirusi janë më të larta se ato të grave shkruan CNN.

Në vendet si Italia, burrat përfaqësojnë thuajse 60% të atyre që kanë rezultuar pozitivë ndaj testit dhe 70% të atyre që kanë humbur jetën, sipas Institutit të Shëndetit Publik. Edhe në vende si Korea e Jugut, ku ka më shumë gra që kanë rezultuar pozitive ndaj testit në proporcion me burrat, 54% e vdekjeve janë burra.

Për të gjitha këto të dhëna, studiuesit po mbajnë shënime për të arritur në një konkluzion, ndërkohë që SHBA-ës ende nuk kanë nxjerrë të dhëna të qarta rreth kësaj ndarjeje.

Çfarë Amerika dhe vendet e tjera duhet të mësojnë nga Italia është ky trend kërcënues: Vdekshmëria e burrave është dyfish më e lartë krahasuar me çdo grupmoshë të femrave.

Në bashkëpunim me Global Health, një institut kërkimor analizoi të dhënat bazuar në gjininë e të prekurëve dhe viktimave të Covid-19 nga 20 vende të botës.

Nga grafiku, rezultonte se të paktën në Itali për çdo 10 gra të vdekura kishte 24 burra të vdekur. Historikisht, koronaviruse të tilla si SARS apo MERS kanë patur tendencën të prekin burrat në proporcion të zhdrejtë nga gratë.

Disa studime e shpjegojnë një fenomen të tillë duke thënë se gratë kanë një sistem më të fortë imunitar ndaj viruseve krahasuar me burrat sepse ato kalojnë një pjesë të mirë të jetës tyre me një trup “të huaj” brenda- pasardhësit- duke garantuar kështu një avantazh më të lartë mbijetese.

Studime të tjera kanë treguar se burrat italianë vuajnë me shumë nga hipertensioni krahasuar me gratë, kurse burrat kinezë janë më të prirur të kenë diabet të tipit 2. Të gjithë këta faktorë kontribuojnë në komplikime shëndetësore në rast se infektohen me koronavirus./CNN

M.C

Check Also

Rrjeti 5G i rrezikshëm për shëndetin. Zvicra ndalon përdorimin e saj!

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − eleven =