Home / Aktualitet / Ja kush janë 4 të plagosurit në Elbasan

Ja kush janë 4 të plagosurit në Elbasan

Zbardhen emrat e të plagosurve në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën 4 persona të tjerë.

Nga raportimet, mësohet se si rezultat i të shtënave me armë zjarri mbetën të plagosur Emiljan Prenga 39 vjeç,
Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç si dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, police e repartit Shqiponja.

Autori i dyshuar i ngjarjes Arbër Papleka është vetëdorëzuar në polici dhe nga dëshmia mësohet se ai ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Ndërkohë policia në deklaratën zyrtare nuk ka dhënë shumë detaje mbi atë që ka ndodhur. Policia njofton se janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police.

Check Also

Vjosa Osmani mbështet Albin Kurtin: Të padisim Serbinë për gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 17 =