Home / Kryesore / Ja kush është shteti i radhës që pranon të njohë Kosovën

Ja kush është shteti i radhës që pranon të njohë Kosovën

Kosova dhe Izaraeli do të nënshkruajnë me datë 1 shkurt 2021 marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Do të jetë Ministrja në Detyrë e Kosovës ajo që do të nënshkruajë marrëveshjen, të cilën e ka quajtur si momenti i një etape të re midis dy vendeve.

Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur me këtë rast shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Njohja e Kosovës nga ana e Izraelit vjen si rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë në praninë e ish-Presidentit Donald Trump midis Kryeministrit në Detyrë Avdullah Hoti dhe Presidentit Serb Alexandar Vucic.

Check Also

Moti, 26 shkurt 2021

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe të dendura. Parashikohen reshje shiu në veri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + five =