Home / Bota / Ja kush është Antony Blinken, sekretari i ri i SHBA-së

Ja kush është Antony Blinken, sekretari i ri i SHBA-së

Senati votoi mbrëmjen e sotme Antony Blinken si sekretari i ri të shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Blinken, një bashkëpunëtor i vjetër i Biden, fitoi me rezultatin 78-22. Me konfirmimin e Blinken, Presidenti Joe Biden tani ka një numër anëtarësh kryesorë të ekipit të tij të sigurisë kombëtare.

Konfirmimi i tij u mirëprit nga ligjvënësit nga dy partitë, si dhe nga shoqata profesionale për Shërbimin e Jashtëm të SHBA-së.

Sekretari i 71-të i shtetit përballet me sfidat e rivendosjes së pozitës së Amerikës në botë dhe ringjalljen e një departamenti ku shumë veta ndiheshin të demoralizuar nën administratën e kaluar.

Gjatë betimit të tij, Blinker konfirmoi riangazhimin e Kongresit ameirkan në çështjet kryesore të politikës së jashtme.

Më parë, Blinker i ka bërë presion Iranit dhe përpjekjet për t’u ribashkuar në marrëveshjen bërthamore të Iranit. Blinker siguroi Armeninë dhe Azerbajxhanin se do të ndërmarrë hapa drejt zgjidhjes së konfliktit mes tyre.

Ai është një bashkëpunëtor i vjetër i Biden dhe ka shoqëruar presidentin e ri të SHBA-ve gjatë misionit të tij paqeruajtës në Kosovë. Zyrtari i lartë i shtetit ka afruar sigurinë edhe në fortësinë e marrëdhënieve mes shteteve të NATO-s, çka pritet të ndikojë pozitivisht edhe me vendin tonë.

Check Also

Përkeqësohet zhvillimi demografik i vendit, në 8 qarqe më shumë vdekje se lindje!

Zhvillimet demografike në vend janë përkeqësuar më tej gjatë vitit 2020, duke lajmëruar një përkeqësim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =