Home / Investigim / Ja heq të persekutuarve, ia jep oligarkëve/ Afera 10 miliardëshe e qeverisë së “rilindjes”

Ja heq të persekutuarve, ia jep oligarkëve/ Afera 10 miliardëshe e qeverisë së “rilindjes”

Një aferë e padëgjuar më parë është zbuluar lidhur me transferimin e fondeve nga njeri destinacion i planifikuar tek një tjetër që ende nuk ka një shpjegim ligjor përveç atij se me të janë ushqyer të tjera fonde miliardëshe të të etiketuarve si oligarkë të afërt me kryeministrin Rama.

Denoncuesi i kësaj afere është “pamfleti”, i cili duke përmendur një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), shkruan se:

“Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu kanë marrë 10 miliardë lekë nga fondi i ish të përndjekurve politikë në vitin 2018, për të paguar Vilma Nushin dhe Tom Doshin. Afera është zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili në një raport voluminoz për vjedhjet në shëndetësi, thekson se “Edhe pse në buxhetin fillestar të vitit 2018, për programin buxhetor “Rehabilitimi i të përndjekurve politikë”, janë akorduar 2.051,300 mijë lekë, këto fonde janë tkurrur në vlerën 1,046.8 milion lekë, ose 49% më pak sipas aktit normativ të dalë. Institucioni nuk disponon të dhëna të sakta mbi numrin e të përndjekurve të dëmshpërblyer, ecurinë, vlerën e mbetur për tu likuiduar. MSHMS paraqitet vetëm në rol ekzekutues të pagesave të përcjella të gatshme nga MFE ndërkohë që ky program është në fushën e përgjegjësisë shtetërore së saj”.

Nga ana tjetër, Edi Rama i ka dhënë Vila Nushit në mënyrë korruptive 8.5 milionë euro, po aq sa shuma e parave që u ka hequr ish të përndjekurve politikë. Manastrirliu, me urdhër të Bablokut, i ka dhënë para publike Vilma Nushit në mënyrë të paligjshme, pasi Vilma nuk e ka zbatuar kontratën, duke mos arritur numrin minimal të kontrollove mjekësore. Afera është e pastër dhe duket e çuditshme se pse SPAK nuk e ka marrë ende të pandehur Manastirliun.

Nga ana tjetër, 1 700 tenderat e Tom Doshit, Rama dhe Manastirliu u kanë hequr paratë të përndjekurve gjatë viteve të tjera. Gjatë tetë viteve në pushtet, Edi Rama ka rritur edhe borxhin publik mbi 80 %, për të financuar aferat qeveritare. Fatkeqësia e shqiptarëve është se ata që duan të vijnë në pushtet pas 25 prillit, janë po aq të korruptuar sa edhe Edi Rama”./ Marr nga Arberianews.net.

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =