Home / Shendet / Ja çfarë shkakton përdorimi i takave për trupin

Ja çfarë shkakton përdorimi i takave për trupin

Sipas një studimi të publikuar në ‘JAMA’ tregon që përdorimi i takave të larta shkakton që të keni më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës se sa normalisht.  Pas një kohe, kjo mund t’i dobësojë thembrat tuaja dhe ju shkakton stres të pazakonshëm në pjesën e përparme të këmbës suaj.  Çfarë ndodh në trupin tuaj kur mbathni take të larta?

Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një grua mbath taka të larta. Ato bëjnë që stomakun ta shtyni përpara, ndërsa pjesën e pasme ta ngrehni.  Kjo ndoshta mund t’ ju duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tuaj dhe shton trysninë poshtë shpinës, shkruan Femina.

Disa raportime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke ju shkaktuar dhimbje të mëdha.  Rreziqet e mbathjes së takave të larta: – Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës; – Dhimbje të shpinës për shkak që qendra e gravitetit ndryshon; – Mpirje në gishtërinjtë e këmbës; – Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës  Nuk është nevoja që të hiqni dorë krejtësiht nga takat e larta, sidomos nëse keni qejf t’i mbathni ato në raste të veçanta. Sidoqoftë, patjetër duhet të konsideroni të mbathni diçka të rrafshët shumicën e kohës

Check Also

Zbulohen për herë të parë 2 ngjashmëritë midis njerëzve dhe delfinëve

Delfinët kanë zhvilluar një numër të tipareve të ngjashme të personalitetit me njerëzit, pavarësisht se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − six =