Home / Showbizz / Ja çfarë nuk i pëlqen te vajzat shqiptare, Çimi i thotë të gjitha!

Ja çfarë nuk i pëlqen te vajzat shqiptare, Çimi i thotë të gjitha!

Boksieri Shkëlqim Bega ose ndryshe Çimi i Për’puthen ashtu siç e thërrasin pas pjesmarrjes në një formatin televiziv që kishte në fokus dashurinë.

I ftuar në ‘Fitstation’ me Çenkuela Hasën djali nga Kruja foli për veten, familjen dhe pjesëmarrjen në Për’puthen.

“Nuk jam penduar që jam bërë pjesë, une si karakter nuk kam ndryshuar, por nuk është se shoh ndonjë rrugë të hapur nga pjesëmarrja në Për’puthen, për momentin them. Babai ka qenë ai që më ka mbështetur për çdo gjë, ndërsa motrat më kanë ndjekur në televizion, në çdo portal të mundshëm. E preferuara e tyre ka qenë Sindi”-u shpreh Çimi.

Ai nuk ngurroi që gjatë intervistës të jepte dhe mendimin e tij në lidhje me femrat shqiptare.

“Ajo që vë re te femrat shqiptare është se si e kanë kulturë pirjen e cigares dhe nuk kanë kulturë sportin apo kujdesin ndaj vetes. E di që pas kësaj interviste do gjykohem por është e vërteta dhe duhet pranuar. Shumë shoqeve të mia u them pse dreqin e pi, shko palestër, ha shëndetshëm. Nësë s’ke mundësi për palestër ha mirë, mbaj trupin tënd”- tha Çimi.

Check Also

Sa vjeç mbush sot Ylli Limani

Ylli Limani është kthyer në një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku, sidomos nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =