Pragu i blerjeve online pa TVSH që është aktualisht 22 euro pritet të rritet në vazhdim , sipas një propozimi të Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në vitin 2019, qeveria vendosi që për blerjet online mbi 22 euro, qytetarët duhet të paguanin edhe 20% TVSH të vlerës së mallit plus 2.4% taksë doganore, në total taksim sa 22.4 % e vlerës së mallit, gjë e cila shkaktoi pakënaqësi te blerësit, të cilët i konsiderojnë të larta këto kosto.
Kërkesa është paraqitur në projektvendimin “Për miratimin e dokumentit të politikës së shërbimeve postare, i cili është hedhur për konsultim publik.
Sipas këtij projektvendimi kërkohet marrja e masave si përshembull rritja e pragut të blerjeve (që është aktualisht 22.5 euro), eliminimi i tarifave të skanimit për dërgesat me vlerë të ulët për të ofruar shërbim më të mirë, etj.
(E.H/Faxweb.al)