Home / Aktualitet / Izolimi për shkak të karantinës/ Ja sa vite pas u kthye bota nga COVID-19

Izolimi për shkak të karantinës/ Ja sa vite pas u kthye bota nga COVID-19

Sipas një raporti të ri pandemia e COVID-19 e ka ngadalësuar përparimin e shënuar në zbutjen e varfërisë dhe përparimit global të çështjeve që lidhen me shëndetin.

Bazuar në gjetjet e raportit vjetor “Goalkeepers” të fondacionit të Bill dhe Melinda Gates, një sipërmarrje filantropike e krijuar nga miliarderi themelues i Microsoft-it dhe bashkëshortja e tij, rreth 37 milionë njerëz janë zhytur në varfëri ekstreme që nga fillimi i pandemisë, me një normë që është rritur me 7 për qind në vetëm disa muaj.
Ndërkohë përqindja e fëmijëve që vaksinohen rregullisht për sëmundje të tilla si fruthi dhe difteria ka rënë nga një shifër rekord prej mëse 80 për qind vitin e kaluar në 70 për qind në vitin 2020, nivele që raporti thotë se nuk janë parë që nga vitet 1990.

“Jemi kthyer 25 vite pas në 25 javë”, thuhet në raport, i cili ndjek progresin mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Gjatë një interviste për gazetën The New York Times, Bill Gates pranoi pengesat e shkaktuara nga COVID-19, por ai shprehu optimizëm se bota do ta rimarrë veten “në dy apo tre vjet”, ndërsa paratë nga turizmi, remitancat dhe huatë e Bankës Botërore të fillojnë të rrjedhin në ekonomi sërish apo sapo të vaksinohet e gjithë bota, gjë që ai parashikoi se do të ndodhë në vitin 2022.

Ndërsa numri i rasteve të përgjithshme me COVID-19 po i afrohet në mënyrë të qëndrueshme shifrës 30 milionë, duke përfshirë më shumë se 929,000 vdekje, disa vende po përjetojnë një rritje të shpejtë të rasteve të reja, që po i detyrojnë autoritetet të vendosin kufizime të rrepta për qytetarët e tyre./VOA

Check Also

VIDEO-SKANDALI / Doktoresha e njohur e QSUT futet live në Facebook dhe bën denoncimin e fortë!

Doktoresha e njohur e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, Monika Fida, ka bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 1 =