Home / Aktualitet / Iu kërkua llogari për shitjen e apartamentit te kolegu, KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Iu kërkua llogari për shitjen e apartamentit te kolegu, KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Isa Jata.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 13 korrik u evidentuan një sërë gjetjesh në kriterin e pasurisë, që përfshinin barrë prove për një kontratë për blerjen e një apartamenti në Golem nga një koleg prokuror dhe mënyrën se si Jata i kishte deklaruar kursimet.

Jata vlerësoi hetimet e KPK si të thelluara dhe objektive dhe theksoi se shpresonte që e kishte përmbysur barrën e provës për ato probleme që ishin gjetur nga Komisioni.

Trupa që hetoi Jatën kryesohej nga Genta Tafa Bungo, me relatore Alma Faskaj dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Check Also

Gjermania dhe Franca injorojnë thirrjen e OBSH-së

Gjermania dhe Franca do të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nga muaji shtator, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − eight =