Home / Aktualitet / Iu gjet një depo armësh që mund të hidhte “në erë” Tiranën, zbulohet kërkesa e SPAK për Interpolin

Iu gjet një depo armësh që mund të hidhte “në erë” Tiranën, zbulohet kërkesa e SPAK për Interpolin

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka dorëzuar Interpolit mandat arrestin ndërkombëtar për Sokol Xhurën, i cili dyshohet si poseduesi i një depoje armatimesh në Tiranë, ku u gjet një sasi rekord municionesh.

Xhura rezulton se 2 javë para operacionit është larguar drejt SHBA ku jetonte prej disa vitesh. Ndërkohe sipas burimeve mësohet se asenali i armëve i gjetur në  qendrën artistike “Migjeni”, është dërguar në laboratorin e policisë shkencore në policine e Shtetit, ku ekspertët janë duke kryer verifikime nëse këto armë janë përdorur neë ngjarje të tjera Kriminale apo jo.

Pra, Instituti i Policiëë Shkencore që ndodhet në Ministrinë se Brëndshme është kthyer në një “depo” armësh, pasi ku armëve të sekuestruara 4 ditë më parë po u bëhet ekspertim balistik dhe daktilografik në armët luftarake të sekuestruara janë të llojeve të ndryshme si: snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesëlë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake.

Arsenali i armëve në ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’ e cila ishte në pronësi Sokol Xhurës u gjet falë teknologjisë. Nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’ bashkëpunëtori i drejtësisq, Enver Jamaku ndihmoi drejtësinë në gjetjen e depos së armëve në ish-ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + 5 =