Home / Aktualitet / Iu gjet arsenal i madh luftarak në banesë, arrestohet dhe babai i të ndaluarit Mihal Trëndafili

Iu gjet arsenal i madh luftarak në banesë, arrestohet dhe babai i të ndaluarit Mihal Trëndafili

Njoftimi i plotë i policisë: Sarandë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Dhrovjani”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacionit “Dhrovjani” të finalizuar ditën e djeshme, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e të atit të tij të shpallur në kërkim, shtetasi J. T., pronari i banesës në fshatin Dhrovjan, Finiq, ku u gjetën dhe u sekuestruan 10 armë zjarri dhe municion luftarak.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. P., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.12.2018, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =