Home / Aktualitet / Iu fut në shtëpi, e vodhi dhe pastaj e kërcënonte, policia i vihet pas 43-vjeçarit në Vlorë

Iu fut në shtëpi, e vodhi dhe pastaj e kërcënonte, policia i vihet pas 43-vjeçarit në Vlorë

Një 48-vjeçare ka bërë denoncim në Polici për një person i cili e ka kërcënuar dhe ka tentuar ta godasë, sipas bluve me mjet prerës.

Mësohet se autori, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se gjithashtu i ka vjedhur disa sende në shtëpinë e saj denoncueses.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasin M. N., 43 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Ai është autori i dyshuar i kërcënimit me thikë të shtetases E. M.

“Në datën 05.06.2020 në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur për kallëzim shtetasja E. M., 48 vjeçe, banuese në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi një shtetas e ka kanosur, kërcënuar dhe ka tentuar të godasë me mjet prerës.

Vijon intensivisht puna për kapjen e shtetasit M. N., i cili gjithashtu dyshohet se në datë 28.09.2020 ka vjedhur disa sende në banesën e saj”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vjedhja”.

Check Also

Horoskopi për ditën e hënë, 26 tetor 2020

Dashi Ato që do të ndodhin në punën tuaj këtë javë mund të jetë vërtetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + one =