Home / Aktualitet / Italia merr masën drastike për personelin mjekësor

Italia merr masën drastike për personelin mjekësor

Pas një dekreti të miratuar ditën e djeshme, qeveria italiane ka vendosur për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për të gjithë punonjësit e shëndetësisë dhe farmacistët.

Rregulli i ri anti-COVID i miratuar nga qeveria italiane, në rastet e refuzimi shoqërohet me një sanksion, i cili është pezullimi i pagës deri në marrjes e dozës së vaksinës.

“Qëllimi i masës së re është të mbrojë sa më shumë jetë njerëzish, me në fokus ata të cilët janë më të ekspozuar ndaj virusit”, tha qeveria italiane në një deklaratë.

Italia, kohët e fundit është përballur me një ngadalësim të procesit të vaksinimit, kjo për shkak të vonesave në dërgesat e dozave në BE. Megjithatë qeveria ka premtuar se do të përshpejtojë procesin duke vaksinuar 500 mijë persona në ditë.

Italia ka në administrim 3 lloje të ndryshme vaksinash Pfizer, Moderna dhe AstraZenca, si dhe pritet që në fund të prillit të mbërrijnë dozat e para të vaksinës amerikane “Johnson and Johnson”, e cila merret përmes një doze.

Pavarësisht masave të ashpra anti-COVID dhe procesit të vaksinimit, situata epidemiogjike ende nuk është stabilizuar.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =