Home / Aktualitet / Italia, Gjermania dhe shumë vende të tjera e bllokuan, Silva Bino del garant për AstraZeneca

Italia, Gjermania dhe shumë vende të tjera e bllokuan, Silva Bino del garant për AstraZeneca

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino tha se AstraZeneca është një vaksinë tepër efektive dhe e sigurtë për t’u injektuar tek të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Sipas Binos disa shtetet si Italia, Franca e kthyen vendimin e tyre për vaksinën, e cila rekomandohet për personat mbi 18 vjeç, pasi janë kryer studime që faktojnë sigurinë e AstraZeneca.

Silva Bino: Është një vaksinë tepër efektive. Janë kryer vlerësime edhe në botën reale si në Angli edhe në Skoci, të cilat kanë treguar efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës pas provave klinike.Provat klinike treguan që kjo vaksinë është efikase edhe në grupmoshën mbi 55 vjeç. Kjo është arsyeja pse Komiteti i Ekspertëve në Gjermani, Itali dhe në Francë e kthyen vendimin e tyre dhe vaksina rekomandohet 18 vjeç e lart.

Më herët edhe kryeminstri Edi Rama tha se Agjensia Kombëtare e Shëndetit në Itali e ka rifutur vaksinën AstraZeneca sepse ka verifikuar që s’ka asnjë lidhje me ato rastet e mpiksjes së gjakut nëpër Europë. Sot po ashtu kryeministri Johnson tha se njerëzit mund ta bëjnë vaksinën AstraZeneca pasi është e sigurtë.

Check Also

Krijonte nëndetëse për kartelat e drogës, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Shqiptari Ylli Didani, është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka punuar në krijimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =