Home / Aktualitet / Itali/ Shqiptari qëllohet me armë zjarri në plazh nga dy persona të maskuar (FOTO)

Itali/ Shqiptari qëllohet me armë zjarri në plazh nga dy persona të maskuar (FOTO)

Momente paniku u regjistruan këtë mëngjes në bregdetin e Romës, në Torvaianica. Dy persona të armatosur, qëllua me armë në drejtim të një burri në mes të turmës së pushuesve.

Sipas një rindërtimi fillestar të skenës së krimit nga ana e karabinierëve, dy burra mbërritën pranë plazhit, në bordin e një motoçiklete, me fytyrat e tyre të mbuluara.

Njëri prej tyre zbriti, me armë në dorë, hyri në plazh dhe gjuajti drejt një shtetasi me origjinë shqiptare, tashmë i njohur për policinë, i cili po kalonte të dielën buzë detit.

I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërgua menjëherë me ambulancë ajrore në spitalin San Camillo në Romë. Dy vrasësit më pas u larguan me shpejtësi. Mediat lokale nuk e japin identitetin e shqiptarit.

Check Also

“Plasin” arrestimet ditën e sotme, i vihen prangat 24 vjeçarit në Përmet, policia i gjen dy shkelje

Një tjetër person është arrestuar gjatë kësaj të mërkure, nga Policia e Gjirokastrës. Shtetasi H.Sh, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − eight =