Home / Aktualitet / Itali/ Shkrimtari Shqiptar Boton Librin “Biri I Armikut” Në Romë

Itali/ Shkrimtari Shqiptar Boton Librin “Biri I Armikut” Në Romë

Mbas romaneve “Il confine della nebbia” e “Il Però fiorì a dicembre” Shpend Sollaku Noé vjen me romanin “Filius hostis ovvero Il Figlio del nemico” (“Biri i armikut”).  Në këtë roman autori kërkon që në fillim të faqeve të para ta bëjë lexuesin pjesmarrës të ngjarjeve, sidomos atë që e ka jetuar atë periudhë me dramën e të drejtës së të shkuarit në shkollën e lartë. Rresht pas rreshti, faqe pas faqeje, me saktësinë dhe realitetin e shprehur në menyrë brilante të jetes së personazheve që rrallëherë e gjen në autor të tjerë, autori të bën të ndihesh fizikisht në ato ngjarje. Ai përshkruan me aq mjeshtëri ankthin, pasionin, dëshiren për jetë të lirë, dashurinë e atyre viteve, vuajtjen edhe të prindërve, frikën që regjimi komunist mund të të zhdukte me burgim por edhe me eleminimin fizik sepse ishe bir i armikut. Shpend Sollaku Noé na mrekullon me ngjarjet e atyre viteve – shkuarjen për kryerjen e shërbimit ushtarak. Me mjeshtërinë e penës së tij ai tregon ankthin e asaj dite që shumë prej nesh e kanë jetuar personalisht.

“Lajmi më i bukur për mua, i këtij viti të tmerrshëm, ishte botimi në Romë  i romanit tim “Filius Hostis ovvero il figlio del nemico” (Biri i armikut). Në  themel të këtij romani – fati i qindra të  rinjve të  talentuar që  iu mohua e drejta për të  studiuar në universitet. Mosdhënia e asaj të  drejte u be shkak i sa e sa tragjedive vetiake dhe familjare. I vetmi faj i atyre të  rinjve ishte se rridhnin nga familje të  parë me sy të keq prej regjimit. Të rinjve të sotëm u duket fare normale të  zgjedhin edhe fakutetin që u pëlqen, edhe kur nuk janë  të shquar apo mbi normalen. Vlerësojini mundësitë që koha ju ka dhënë. Nuk ka qenë  gjithmonë e mundur. Gëzuar 2021-shi” shkruan shkrimtari Shpend Sollaku Noé.

“Sazani ishte ai ishull aq misterioz dhe habitës për ne që e shikonim nga bregu i Vlorës. Në këtë roman për këtë ishull hidhet dritë si për një realitet rrënqethës. Asnjëherë deri më sot pë të nuk është është shkruar kaq imtësisht.

Është momenti që ky roman por edhe romanet e tjerë të Shpend Sollaku Noé të lexohen jo vetëm nga ne që e jetuam atë periudhë të egër diktature por, dhe sidomos, nga fëmijët tanë, pasi kanë rastin e vetëm që atë periudhë komuniste ta lexojnë siç ka qenë në realitet dhe jo me deformimet që herë pas herë bëhen nga disa pseudoshkrimtarë”, shkruan Fatmir Mamo, Sant’Andrea Apostolo dello Ionio, Catanzaro, Calabria.

Check Also

Ça më duhet përmbytja, gru du!

Nga Çapajev GJOKURTAJ- Tek po i jepja makinës, më bëri të buzëqesh një raportim atipik …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =