Home / Aktualitet / Itali: Mateo Salvinit i hiqet imuniteti, i hapet rruga gjykimit penal

Itali: Mateo Salvinit i hiqet imuniteti, i hapet rruga gjykimit penal

Senati italian i ka hapur rrugën gjykimit penal ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Mateo Salvini, për çështjen e anijes humanitare “Open Arms”.

149 senatorë votuan të enjten, 30 korrik, për t’i hequr imunitetin parlamentar kryetarit të partisë “Lidhja”.

Prokurorët e akuzojnë Salvinin se në gushtin e vitit të kaluar pengoi për tri javë zbarkimin në portet vendëse të një anijeje spanjolle me rreth 160 emigrantë të shpëtuar në detin Mesdhe.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë ato të shpërdorimit të detyrës dhe ndalimit të paligjshëm të personave pa u konsultuar më parë me kabinetin qeverisës, por përpara ligjvënësve, Salvini i njohur për bindjet antiemigracion, u shpreh se ai mbrojti interesat e Italisë.

“Kjo anije pirate i mori emigrantët në ujërat e Libisë më 1 gusht 2019, dhe më 2 gusht mblodhi të tjerë emigrantë në ujërat e Maltës. Mjeti ka të drejtën të transportojë 19 veta në bord dhe në fund përfundoi me më shumë 150 të tillë. Nëse dikush ka kryer krim dhe ka vënë në rrezik jetët e njerëzve, ai dikush është komandanti i anijes, jo ministri që mbrojti vendin e tij.”

Në javët e fundit, qindra emigrantë kanë kaluar Mesdheun me barka të vogla duke zbarkuar në ishujt jugorë të Italisë, disa prej tyre duke rezultuar edhe bartës të koronavirusit.

Për ish-ministrin italian, votimi i Senatit kundër tij është një qëndrim politik, pretendim që e ndanë të enjten edhe ish-kryeministri Silvio Berluskoni dhe nacionalistët e partisë “Vëllezërit e Italisë”.

Tashmë i takon gjykatave të vendosin a do e ndjekin penalisht çështjen ndaj Salvinit.

Nëse ai shpallet fajtor rrezikon deri 15 vite burg, ndërkohë që në muajin tetor në Siçili do paraqitet në një seancë tjetër për të dhënë variantin e tij sërish në lidhje me emigrantët.

Në sondazhet e fundit, partia “Lidhja” e Salvinit mbetet më e përkrahura nga qytetarët me 23 për qind, ndjekur nga dy partitë e koalicionit qeverisës demokratët me 20 për qind dhe “Lëvizja 5 Yjet” 1 për qind më pak

Check Also

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, ‘Muzgu 4’ çon në pranga dy të rinj në Gjirokastër

GJIROKASTER Dy të rinj u vunë në pranga mëngjesin e sotëm në Gjirokastër, nën dyshimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 5 =