Home / Aktualitet / Italexit, Frexit, Swexit dhe Nexit në horizont: Kur populli ngrihet kundër elitave globaliste

Italexit, Frexit, Swexit dhe Nexit në horizont: Kur populli ngrihet kundër elitave globaliste

Nga Ridvan PESHKOPIA-
Që Bashkimit Europian po i merreshin këmbët qysh përpara pandemisë, kjo u dëshmua nga suksesi i Brexit-it. Por që rrethanat veçse do të tregonin se “solidariteti” europian ishte vetëm një maskeradë (ballo me maska), për këtë duhej pandemia dhe mbyllja që vendet e BE-së u bënë kufinjve dhe madje edhe burimeve ndaj partnerëve të tyre europianë. Dhe mbi të gjitha, që BE-ja ishte një karakatinë jofunksionale, kjo qarkullonte prej kohësh në rrethe të specializuara dhe mirëinformuara por do të duhej fiaskoja vaksinore që të tregonte publikisht se mbreti ishte lakuriq. BE-ja kontraktoi vaksinën me kompaninë Oxford-AstraZeneca tre muaj mbasi Britania e Madhe e kishte kontraktuar, sipas Shefit Ekzekutiv të kompanisë (https://www.express.co.uk/…/Brexit-news-EU-Guy…). Në një përpjekje për të sabotuar fushatën e suksesshme të vaksinimit në Britani dhe si një formë hakmarrjeje kundër Brexit-it, muajin e kaluar BE-ja kërcënoi se do vendoste tarifa doganore në kufirin mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut, një taktikë kjo që u quajt nga politikanët britanikë si skemë mafioze gjobëvënieje (https://www.express.co.uk/…/eu-news-european-union…).
Dështimet e njëpasnjëshme të BE-së kanë sjellë një valë euroskepticizmi anembanë BE-së, përfshi vende që më parë kanë pasur nivele të ulëta të tij si Greqia, Rumania dhe Sllovakia (https://www.romania-insider.com/euroscepticism-survey-feb…). Por sot dua të përqëndrohem te Italxit-i, Swexit-i dhe Nexit-i, ndërsa për Frexit-in kam shkruar në një postim të mëhershëm. Një sondazh i fundit tregon se 40% e italianëve tashmë mbështesin Italxit-in dhe daljen nga eurozona, 6.1% mbështesin vetëm daljen nga BE-ja dhe 7.3% mbështesin vetëm daljen nga eurozona. 41.7% vazhdojnë ta mbështesin antarësinë e vendit në BE (https://www.dailysabah.com/…/40-of-italians-want-to…). Në Korrik 2020, senatori italian Xhanluixhi Paragone [Gianluigi Paragone] shpalli partinë e tij Italexit (https://www.aljazeera.com/…/italian-senator-launches…). Po ashtu, mbas Brexit-it, Suedia po afrohet më shumë me Britaninë e Madhe dhe Danimarkën, në një lëvizje për të kundërpeshuar përpjekje të disa vendeve të tjera për thellim të mëtejshëm të integrimit. Largimi i Britanisë e ka lënë të vetmuar Suedinë në politikat e saj tregtare, të eksporteve dhe të të jashtme (https://www.express.co.uk/…/eu-news-nexit-threat-dutch…). Një sondazh i fundit tregon se 36% e suedezëve favorizojnë daljen nga BE-ja, një numër rekord ky deri tani. Ndërkohë, i njejti sondazh tregoi se vetëm 32% e suedezëve dëshirojnë që vendi i tyre të mbetet në BE. Duke qenë se kompania e cila po prodhon vaksinat anti-Kovid për Europën është një kompani britaniko-suedeze, suedezët me të drejtë pyesin pse duhet që burokracia e Brukselit, e cila vonoi marrëveshjen për blerjen e vaksinës, të ndikojë që suedezët të vaksinohen me vonesë (https://www.express.co.uk/…/eu-news-sweden-uk-swexit…).
Së fundmi, Mark Rutte, kryeministri i Hollandës dhe një eurofil i sëmurë, u ankua se qasja e BE-së ndaj Koronës, me mbylljet e detyruara dhe vonesat e vaksinës, po i shtyn hollandëzët jashtë BE-së. Një nga ngjashmëritë që Hollanda kishte me Britaninë e Madhe ishte kundërshtimi i shpenzimeve të pamata të BE-së (https://www.express.co.uk/…/eu-news-nexit-threat-dutch…).
Dhe megjithatë, kur pakënaqësia dhe madje edhe prirja për të dalë nga BE-ja e popujve krenarë europianë po rritet, shqiptarët po rrijnë si fakirë mbaj dyerve të BE-së duke u lutur që të pranohen. Kjo sepse, ashtu si kurdoherë më parë, edhe kësaj rradhe shqiptarët do ecin kundër historisë.

Check Also

Bilanci i fundit/ Rritet numri i të infektuarve me COVID dhe të shtruarve, 21 viktima gjatë 24 orëve

21 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =