Home / Opinion / Ismail Kadare: Ky vend bëhet!

Ismail Kadare: Ky vend bëhet!

“Jam kundër ligështimit moral. Për fat të keq, ai shfaqet përherë e më shpesh. Kjo ndodh me popujt që porsa dalin nga tiranitë, ku optimizmi dhe entuziazmi bënin pjesë në ritualet e diktaturës. Megjithatë ligështimi moral, qoftë edhe i veshur me kostum antikomunist, mendoj se është dëmtues.
Përmendëm dy nga lëngatat më të rënda të kohës: korrupsionin dhe shthurjen e drejtësisë.

Kam bindjen se një dramë e tretë, ajo e mjedisit, do të mbetej në hije në qoftë se nuk do të kishte fituar një peshë botërore. Një mënyrë të menduari tipike e kohës, nga ato që mund të quhen “krahasuese-përjashtuese”, ne kemi halle të tjera, na vriten njerëzit me tritol, e ju na flisni për mbrojtjen e pemëve, kishte rrezik ta mbyste dosjen e mjedisit. Ndërkaq shkatërrimi i pyjeve në Shqipëri, prishja e bregdeteve, e ekoklimës s’është më pak dramatik se një sulm barbar, me të vetmin ndryshim se s’vjen nga barbarët, por nga vetë ne.

E kështu mund të vazhdohet, ta zëmë, me një problem të kulturës. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një ndërtesë teatri kombëtar. A duhet të them se qytetërimi europian ka nisur në shkallët e teatrit? Ka gjasë që të kem përgjigjen: ne s’kemi strehë ku të futim kokën, ky flet për teatër. E kështu me radhë, për të përfunduar te shprehja: “ky vend s’bëhet!”

Unë mendoj të kundërtën. Ky vend do të bëhet”.

○Copyright – Engjell Serjani

Check Also

COVAX, antidoti kundër nacionalizmit të vaksinave

Nga Pierre HASKI – Në të ardhmen do të na duhet që të përkujtojmë datën 24 shkurt. Ditën kur mbërritën në Ganatë Afrikës Perëndimore, dozat e para të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =