Inxhinieri i njohur nga Elbasani Edmond Tafa nuk ka mundur dot të fitojë betejën me koronavirusin.
Ai ka ndërruar jetë teksa ishte shtruar në një spital në Turqi, aty ku shkoi për një mjekim më të specializuar kundër virusit.
Tafa kishte javë që vuante nga koronavirusi.
Gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë ai u nis për në shtetin turk.Familjarët e tij kanë shprehur dhimbjen në rrjetet sociale duke dhënë në këtë mënyrë lajmin e hidhur.