Një 40-vjeçar nga fshati Bënç i Tepelenës i ka dhënë fund jetës duke u vetëflijuar.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se T.Dura ka punuar si taksixhi, ndërsa është vënë në pranga disa kohë më parë nën akuzën e trafikut të klandestinëve.
Mësohet se ai ka qenë nën masën e arrestit të shtëpisë, dhe ka pasur sot ditën e gjyqit, nga frika dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me automatik.
Jo më larg se mëngjesin e sotëm, një tjetër vetëvrasje ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Gjergj Selimi u vetëvar, kur i kishin mbetur edhe dy vite vuajtje dënimi.