Home / Kryesore / Ishte kaq shumë ateist,sa kishte nevojë për një zot tjeter

Ishte kaq shumë ateist,sa kishte nevojë për një zot tjeter

Diana Jaup KASTRATI-

Me falenderimin për autorin Bashkim Shehu të librit “Liri Belishova dhe koha e saj – Idealizmi, humnerat e pushtetit, katarsis”, i dalë kohët e fundit nga shtypi, i cili më besoi shkrimin e parathënies, vjen një vepër e vlertë për lexuesin shqiptar. Në kuadrin apokaliptik të situatës shqiptare në gjithë vitet e totalitarizmit, i cili i serviret masës me “pudrosje të sheqerosur” duke krijuar iluzionin e parajsës të shprehur nga Kundera, qëndron Liri Belishova, një ndër figurat çelës të historisë së sistemit komunist shqiptar, bijë e viktimë e tij njëkohësisht, ndër më të keqpërdorurat, një emër që ka hyrë në kujtesën historike të Shqipërisë për të mos dalë më kurrë. Në kurbën e pashmangshme të Ferrit në të cilën po rrokullisej Shqipëria, e cila po merrte përmasa gjigande brenda vetë strukturave më të larta partiake, më kobndjellësja mbetej asgjësimi absolut i përmasës vetiake, i individualitetit, i të menduarit ndryshe. Gati si në një manual me udhëzime, gjenden saktësisht të gjithë përbërësit e totalitarizmit: homologimi mendor e ligjërimor, krijimi i figurës së domosdoshme të “armikut”, terrori si thelb e si formë, i sanksionuar tashmë nëpërmjet manipulimit gjuhësor, rrafshimi i opozitarizmit si koncept e si praktikë, dogmat, ateizmi mendor e shpirtëror. Ajo që të lind mbase si pyetje e menjëhershme pasi e lexon këtë libër, është nëse Belishova, në vitet e fundit të jetës së saj, t’i ketë kuptuar realisht arësyet e të qenit komunist. E këtu të vjen në ndihmë monologu i famshëm “Dikush ishte komunist” e satiristit të hollë italian, Giorgio Gaber: “Dikush ishte komunist, sepse ishte kaq ateist, sa që kishte nevojë për një Zot tjetër!

Check Also

Bie zjarr në stanin me 200 dele, shkrumbohet gjithçka(FOTO)

200 dele u dogjën mëngjesin e sotëm në Finiq të Sarandës, pasi zjarri përfshiu stanin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + nineteen =