Home / Aktualitet / Ishte “braktisur” prej 9 ditësh në portin e Patokut, zbulohet pronari i jahtit luksoz

Ishte “braktisur” prej 9 ditësh në portin e Patokut, zbulohet pronari i jahtit luksoz

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Lezhës një shtetas francez, pasi dyshohet se ka dijeni në lidhje me jahtin që u gjet 9 ditë më parë i braktisur pranë zonës së Patokut.

Shoqërimi i tij është bërë pasi në jaht janë gjetur dokumente të këtij shtetasi, ndërsa vetë francezi ka deklaruar se jahti është në pronësi të tij dhe ai kishte ndaluar për të takuar disa miq.

Policia dyshonte se jahti ishte i vjedhur, ndaj edhe ishte lënë i braktisur, ndërsa dyshimet janë edhe se ky mjet mund të jetë përdorur për trafik droge.

Sipas informacionit zyrtar, veliera antike me flamur slloven mban emrin “TAI-PAN”. Zona ku u gjet jahti ka shumë pak lëvizje dhe bregdeti është i pabanuar.

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + ten =