Home / Aktualitet / Ishte arratisur nga burgjet greke, arrestohet në Selanik shqiptari 36-vjeçar

Ishte arratisur nga burgjet greke, arrestohet në Selanik shqiptari 36-vjeçar

Një i ri shqiptar është kapur pasi më herët kishte arritur të arratisej nga burgjet e Greqisë.

Lajmi është bërë publik nga drejtoria e policisë së Selanikut,e cila njofton se në kuadër të një operacioni të zhvilluar në zonën e Evozmit në Selanik ka bërë të mundur arrestimin e 36 vjeçarit shqiptar, të cilit iu gjet një armë tip pistoletë me 5 fishekë.

Autoritet greke sqarojnë se emri i të arrestuarit nuk është bërë publik, pasi sipas këtyre burimeve në skedat e policisë greke ai është regjistruar me shumë emra, të cilat nuk korrespondojnë me asnjë të dhënë në sistemin TIMS të vendit tonë, çka e bën të vështirë identifikimin e tij.

Por pavarësisht emrit të tij, 36 vjeçari duket se është në telashe të tjera me drejtësinë greke, pasi është verifikuar prej të dhënave daktiloskopike në sistemin grek të drejtësisë, ku rezulton i arratisur nga burgu bujqësor i Kasandrës që prej janarit të 2019, kur kryente dënim për vjedhje.

Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie,dhe në vazhdim do të dërgohet në burg për të kryer dënimin e mbetur

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =