Home / Showbizz / ‘Isha në depresion’, Klea rrëfen periudhën e errët gjatë shtatzënisë

‘Isha në depresion’, Klea rrëfen periudhën e errët gjatë shtatzënisë

Moderatorja Klea Huta ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo ka rrëfyer të reja rreth jetës së saj si nënë, pas lindjes së Kridit. Klea ka zbuluar se në tre muajt e parë të shtatzënisë ka qenë në depresion, pasi mendonte se karriera e saj kishte marrë fund.

“Të jem e sinqertë tre muajt e para të shtatzënisë kam kaluar një depresion shumë të thellë. Kridi ka ardhur me dëshirë e të dyve ne, por mbase nga ndryshimi i hormoneve të trupit, trupi po pësonte një ndryshim shumë të madh, po krijonte hapësirë për një qënie tjetër, domethënë një realitet tjetër që unë nuk kisha kurrë përballë.

Edhe pse e doja dhe ishe me dëshirë ardhja e Krid, prapë ndodhi kjo pjesa e depresionit që nuk e shpjegoj dot sot e kësaj dite. Unë hoqa dorë nga shumë gjëra, mendoja këtë pjesën që më iku karriera, nuk do kem kohë për asnjë gjë, domethënë të gjitha gjërat e errta më vinin në kokën time në atë periudhë, nuk doja të shikoja asnjë, nuk doja të rrija me askënd, çdo gjë më dukeshe sikur nuk jam gati, thoja çfarë bëra?

Mendime që kur i mendoj sot edhe i them për të gjitha nënat që i ndodh kjo gjë që nuk jeni vetëm, edhe mua më ka ndodhur kjo gjë, më ka shkuar mendimi shumë thellë që nuk po i them dot të gjitha, por e kalova me ndihmën e të afërmve ë mi. Po i them kërkoni ndihmë, edhe ndihmën e psikologut, nuk është fare turp”, është shprehur ajo.

Check Also

Tolgahan publikon foton e parë me të bijën, ja çfarë shakaje i bën Almedës

Me një foto me të bijën mbi bark, Tolgahan u shfaq në fotot e fundit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × five =