Home / Aktualitet / Ish-piloti nxjerr zbuluar mashtrimin e ministres Balluku për provën e aeroportit të Kukësit

Ish-piloti nxjerr zbuluar mashtrimin e ministres Balluku për provën e aeroportit të Kukësit

Ish-piloti Dritan Goxhaj ka nxjerrë zbuluar mashtrimin e ministres së Infrastrukturës ditën e djeshme e cila nga aeroporti i Kukësit tha se është duke u zhvilluar prova e parë për pistën.

Ish-piloti Goxhaj thotë se avioni privat me të cilin u zhvillua prova në aeroportin e Kukësit ishte me një kapacitet prej 4 pasagjerëshnë bord ndaj dhe ishte i suksesshëm. Sipas tij testimi i aerodromit nuk mund të bëhet asnjëherë në një aerodrom që s’ka përfunduar. Goxhaj rendit më poshtë disa nga arsyet se përse testi i djeshëm në aerodromin e Kukësit nuk është i vlefshëm.

Postimi i plotë:

Ҫmenduritë dhe mashtrimet nuk kanë të sosur kur ke të bësh me “Rilindjen”. Sot, si për të hequr vëmendjen nga gënjeshtrat e Ramës dje në konferencën për shtyp, gënjeshtra që sot ia demantoi sërish Këshilli i Evropës, përsa i përket kërkesë llogarisë për portin e Durrësit, sot Rama urdhëroi një nga Pehlivanet e “ndershme” të qeverisë dhe partisë së tijë, që të sajojë një kronikë në Aeroportin e Kukësit.

Dhe sot Balluku organizon një fluturim të një avioni privat me max 4 pasagjerë në bord mbi aerodromin e Kukësit, duke e reklamuar atë: Patëm një test të suksesshëm, e rëndësishme kjo. Ditë e shënuar për ne dhe tani kemi hyrë në rrugën drejt fundit, pra drejt dorëzimit të aeroportit. Duhet thënë, që kemi pasur erë të fortë sot në Kukës gjatë gjithë kohës dhe praktikisht përveç testit që kemi bërë për uljen emergjente nga ana tjetër kemi parë edhe funksionimin e rrymave në këtë territor pra me një fluturim të vërtetë, jo thjesht nga studimet që kemi deri tani”.

Kjo është tallja më e madhe që mund të bënin këta palaço në prag të fushatës elektorale. Sajimi i një fluturimi të tillë dhe paraqitja e tij si një test që bëhet për aerodromin është totalisht një farsë dhe një mashtrim klasik. Testimet e aerodromeve bëhen atëherë kur ata kanë mbaruar së ndërtuari dhe pista është e gatshme për ulje. Në aeroportin e Kukësit një avion i tillë që u përdor sot asnjëherë nuk mund të llogaritet si test për këtë kategori aerodromi, për disa arsye që po i rendis më poshtë, në mënyrë që shqiptarët ndoshta e kuptojnë që Rama e Balluku po tallin menderen me ta.

Ekzistojnë dy mënyra të kategorizimit të aeroporteve

1. Njëra është të përcaktohet së çfar madhësie të aeroplanit është projektuar të mbajë dhe trajtojë aeroporti.
2. Mënyra tjetër e kategorizimit të një aeroporti është përcaktimi se sa i lehtë apo i vështirë është aeroporti për të fluturuar gjatë uljes ose ngritjes në të.

Aeroportet ndahen në të lehtë dhe të vështirë për t’u ulur. I lehtë është një aeroport që nuk është i rrethuar nga male dhe ulja dhe procedurat e uljes janë të lehta, ndërsa i vështirë është një aeroport si tipi i aeroportit të Insbrukut në Austri, të cilit i përngjet edhe aeroporti i Kukësit.

Ҫështja kryesore me aeroportin e Kukësit është vendndodhja e tij në një luginë të ngushtë, njëjtë siç është edhe aeroporti i Insbrukut. Aeroporti i Kukësit është mjaft sfidues edhe gjatë motit të mirë dhe me avionin e duhur. Kukësi është objekt i turbolencave, motit të dobët e herë pas here me mjegull dhe borë, ashtu siç është edhe aeroporti i Insbrukut. Edhe videoja që tregoi sot vet Balluku tregoi se këto turbolenca dhe erëra të forta ekzistojnë. Dhe përshkak të këtyre vështirësive në ulje dhe ngritje që imponon terreni përreth aeroportit, ai është përcaktuar si aeroport i Kategorisë C. Për dijeni të lexuesit Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) i ndan aeroportet sipas vështirësisë së përdorimit të tyre në këto kategori: A, B dhe C.

Dhe po siaps ICAO-s : Aeroportet e kategorisë C kërkojnë tajnim specifik të ekuipazhit dhe pilotëve pasi ato kanë qasje të pazkontë dhe shpesh mahnitëse. Pilotët mund të duhet të marrin në konsideratë kushtet e motit dhe performancën e avionit dhe kërkohet që të kenë kaluar kurse trajnimi specifike dhe të specializuara .

Të sajosh një fluturim të tillë me një avion privat të vogël i cili mund të ulet dhe ngrihet nga çfardo aeroporti pamvarësisht kategorizimit të tij dhe ku pilotit nuk i kërkohet të ketë trajnim special pikërisht përshkak të tipit të avionit, është një farsë dhe tallje. Paasi ai avion nuk mund të testojë asgjë, dhe në realitet nuk u bë kurrfarë testimi por thjesht një fluturim në lartësi të ulët sa për të gënjyer si para fushate shqiptarët, se po punojnë dhe për të tërhequr vëmendjen nga gënjeshtrat e Ramës.

Në rast se Balluku do dhe ka dëshirë vërtët të simulojë një test afrimi në këtë aeroport, atëherë i sugjeroj që le të bëjë një test të tillë me një avion komercial pasagjerësh të tipit A320, që i posedon Air Albania. Me ata që ka premtuar se do fillojë fluturimet drejt Londrës nga Kukësi. E mos të na shesi përralla për fëmijë.
Por kulmin gjith videoloja e Ballukut me porosi të Ramës, e ka kur i drejtohet drejtorit të aeroportit : Ne të dy i përkasim fushës së aviacionit.

Dakort drejtori se ka mbaruar shkollën e aviacionit, por Balluku pretendon se i përket fushës ngaqë ka qënë disa vite drejtuese në një institucion që i përket fushës së aviacionit, por që nuk ka mbaruar asnjë shkollë aviacioni ose kurse përkatëse specializimi në këtë fushë. Referuar ministres, mjafton të vesh menderen në një karrige të një institucioni të një fushe të caktuar dhe hop bëhesh me mend e i përket fushës. Gjithsesi me këtë shprehje na konfirmojë atë që dyshonim se në sektin e “Rilindjes” mendtë vijnë nga menderja.
Ps: Mos harroni të votoni.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 17 =