Home / Bota / Ish operatori i CIA-s për tragjedinë në Bejrut: Nuk ka qenë shpërthim nga nitrati, ka qenë sulm ushtarak!

Ish operatori i CIA-s për tragjedinë në Bejrut: Nuk ka qenë shpërthim nga nitrati, ka qenë sulm ushtarak!

Robert Baer, një ish operator i CIA me përvojë të madhe në Lindjen e Mesme, tha se videot e shpërthimit të së martës treguan se nitrati i amonit mund të ketë qenë i pranishëm në depo, por ai nuk beson se kjo ishte arsyeja konkrete e shpërthimit masiv në Bejrut.

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha se 2,750 tonë me nitrat amoniumi, një material mjaft eksploziv i përdorur në plehra dhe bomba, ishte ruajtur për gjashtë vjet në një depo porti pa masa sigurie.

Baer, ish operatori i CIA tha se ai mendon se kishte municione ushtarake të pranishme. Ai spekuloi se mund të ketë qenë një kuti armësh, por është e paqartë kujt i përket.

“Ishte qartë një eksploziv ushtarak,” tha ai.

“Nuk ishte shpërthim si nitrat amoniumi. Jam mjaft i sigurt për këtë.”

“Ju shikoni atë pluhur me ngjyrë portokalli, dhe është qartë, siç thashë se ka pasur një eksploziv ushtarak. Unë kam punuar në Liban për vite me radhë, dhe askush nuk do të dëshirojë të pranojë që ata mbajtën eksplozivë ushtarakë në port”, përfundoi ai për CNN.

/GazetaBlic/

Check Also

Personat e prekur nga kjo sëmundje mund t’i shpëtojnë koronavirusit

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Dukës të Karolinës së Veriut ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + six =