Home / Bota / Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi prej ditës së hënë është shtruar në spital. Reuters duke cituar dy burime anonime. Bën të ditur se sëmundja e tij nuk është “asgjë serioze”.

Manjati i medias nuk do të bëjë ndonjë paraqitje publike në të ardhmen e afërt, shtuan burimet. Prej disa muajsh  ka nisur gjyqi në Milano për çështjen Ruby ter, i cili sheh të akuzuar Berlusconin dhe 28 persona të tjerë dhe me akuzat e korrupsionit në dokumentet gjyqësore dhe dëshminë e rreme në qendër.

Avokati i ish-kryeministrit më 27 janar, për shembull, kishte paraqitur një raport mjekësor në të cilin thuhej se udhëheqësi i Forza Italia, tashmë i prekur nga Covid dhe i rikuperuar dhe më pas i shtruar në spital për probleme të zemrës, kishte nevojë për pushim “absolut”.

Check Also

BB: Pandemia fundosi Shqipërinë, vendi më i varfër në Rajon

Pandemia Covid -19 dhe tërmeti i 26-nëntorit 2019 e bënë me agresive varfërinë në Shqipëri. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =