Home / Aktualitet / Ish-kryeministri Berisha paditet për shpifje

Ish-kryeministri Berisha paditet për shpifje

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka paditur në Gjykatë ish-kryeministrin Sali Berisha për shpifje.

Në padinë drejtuar gjykatës, Mazniku kërkon detyrimin e palës së paditur Sali Berisha që të përgënjeshtrojë deklaratat e rreme dhe denigruese duke publikuar në platformën “Facebook” dhe mediat kryesore në vend, me shpenzimet e veta vendimin e Gjykatës.

Gjithashtu, Mazniku i kërkon Sali Berishës dëmshpërblim për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe personalitetit në vlerën 10.000.000 lekë si dhe pagimin e të gjithë shpenzimeve gjyqësore të këtij procesi.

Nënkryetari Mazniku, nënvizon se secili prej fakteve të deklaruara nga Berisha është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe se vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato. “Pavërtetësia e publikimit të të paditurit Sali Berisha është një e pavërtetë, trillim e abuzim në nivelet e denigrimit të figurës dhe imazhit, sa vetëm një shtetas pa asnjë përgjegjësi ligjore, morale dhe publike mund t’i thotë ato. Paditësi Arbian Mazniku nuk ka asnjë lidhje me deklarimet e bëra, nuk ka asnjë lidhje midis ç’ka është deklaruar nga i padituri dhe asaj ç’ka është realisht e vërtetë. Secili prej fakteve të deklaruara është një gënjeshtër që ka qëllime denigruese dhe ka cenuar imazhin e paditësit Mazniku”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Kjo nuk është padia e parë ndaj Berishës. Vitet e fundit Berisha ka humbur disa procese gjyqësore duke u dënuar për shpifje nga gjykatat.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =