Home / Aktualitet / Ish deputetja ngre alarmin: Shkollat në Durrës rrezikojnë të kthehen në vatra shpërthimi të COVID

Ish deputetja ngre alarmin: Shkollat në Durrës rrezikojnë të kthehen në vatra shpërthimi të COVID

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka dhënë alarmin se Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër të shpërthimit të koronavirusit në shkolla, pasi shuam nxënës dhe mësues kanë rezultuar pozitivë.

Me një shënim në facebook, Vokshi shkruan se në disa shkolla kanë rezultuar pozitivë edhe drejtues.

“Mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, mësues në gjimnazin “Naim Frashëri”, mësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nëndrejtor në Gjimnazin ‘Leonik Tomeo’”, evidenton disa nga rastet Vokshi.

“Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19 në shkolla”. Albana Vokshi: Nxënësit dhe mësuesit të rrezikuar, testim u bëhet prokurorëve të SPAK! A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Ajo shton se megjithatë, qeveria nuk po merr asnjë masë për t’i bërë tamponin mësuesve, stafit ndihmës, apo nxënësve.

Postimi i plotë:

Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-9 jo?

Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, mësues në gjimnazin “Naim Frashëri”, mësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo” etj.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetari i PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!

Check Also

Naftëtarët duan bukën e gojës!

Çapajev Gjokutaj/ Naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Kërkojnë rrogat e papaguara. Thënë ndryshe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + 8 =