Home / Bota / Irani “mpreh dhëmbët”, i prezanton botës luftanijen gjigande(FOTO)

Irani “mpreh dhëmbët”, i prezanton botës luftanijen gjigande(FOTO)

Garda revolucionare e Iranit ka prezantuar së fundmi një luftanije të re të pazakontë multi-funksionale, të armatosur me raketa anti-anije dhe tokë-ajër, e aftë të transportojë dronë, helikopterë dhe barka të shpejta sulmi.

Luftanija e pershtatur Shahid Roudaki, është emëruar sipas një ish-komandanti të vrarë të Gardës revolucionare, dhe është 170 metra e gjatë me masë 4,000 ton.

Agjencia vendase Tasnim News Agency, thotë se Shahid Roudaki do të përdoret si një bazë detare lundruese për misione luftimi, zbulimi e logjistike, me qëllim të “ruajë sigurinë e rrugëve detare, dhe të shpëtojë mjete tregtare të Iranit dhe vendeve rajonale.”

Sistemet e ndryshme ta armatimit që shiheshin në kuvertë gjatë ceremonisë, tregonin funksionet e saj të shumta për operacione të largëta. Aty shiheshin tetë raketa anti-anije në katër lëshuese dyshe, gjashtë dronë pa pilot Ababil-2, një helikopter Bell 412, katër barka të shpejta sulmi, dhe një sitem raketor tokë-ajër Khordad.

Mediat iraniane thonin se sistemi është i pajisur me radarë tre-dimensionalë dhe sisteme të avancuara lufte elektronike.

Check Also

Shqiptarët të varfër, po më kursimtarët në rajon

Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + seventeen =