Home / Intervista / Intervistë me Manjola Lumanin, drejtore e Qendrës me fokus të veçantë te media

Intervistë me Manjola Lumanin, drejtore e Qendrës me fokus të veçantë te media

(“Qendra Arbëria News është një vatër përkujdesjeje për të rinjtë dhe trashëgiminë)

–    Znj Lumani, një informacion paraprak për të gjithë ata që nuk kanë dijeni rreth organizatës në të cilën ju jeni pjesë e stafit drejtues?

Përgjigje: Emri i saj zyrtar është  “Qendra Arbëria News” .  Është organizatë jofitimprurëse e fokusuar tek çështjet që lidhen me median, edukimin, trashëgiminë kulturore, çështjet sociale dhe barazinë gjinore. Si një organizatë me fokus të veçantë te media dhe te projektet që përfshijnë programe edukimi dhe trajnimi, “Qendra Arbëria News” edukon dhe trajnon gazetarë të rinj të talentuar që janë në kërkim të një karriere në fushë të gazetarisë. Nëpërmjet bashkëpunimit me profesionistë të fushës, që mentorojnë gazetarët e rinj, Qendra bashkëpunon me disa rrjete online mediatike, ku të rinjtë gazetarë promovojnë shkrimet e tyre. Shkrimet e publikuara përmbajnë informacion të faktuar nga disa burime që më pas redaktohen nga stafi me përvojë, me qëllimin e vetëm garantimin e standardeve të larta të raportimit profesionist. 

–   Cilat janë disa nga projektet e Qendrës?

Përgjigje: Qendra Arbëria News po implementon së fundmi disa projekte të rëndësishme. Ndërkohë, para disa muajsh u zgjodh mes përfituesve të Fondit të Përgjigjes së Shpejtë, një donacion i “Internews”, e cila është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse, me reputacion të madh në botë dhe kryesisht në SHBA. Qendra jonë ishte njëra nga dhjetra organizatat dhe mediat lokale që aplikuan dhe e fituan këtë donacion, pasi premtonte raportim tematik dhe multimedial cilësor për çështje dhe kategori të lidhura me pandeminë “Covid-19” në Shqipëri.

Ndërkohë, që prej muajit gusht “Qendra Arbëria News” është duke implementuar projektin “Paketa e ndihmës dhe pagat e luftës’ gjatë pandemisë Covid-19”, në kuadër të projektit “Promoting Media Information Literacy and Strengthening Independent Media in the Western Balkans” (Instituti Shqiptar i Medias, Albany Associates dhe Mediacentar Sarajevo).

Synimi kryesor i këtij projekti është të raportojë për tema që lidhen me sfidat me të cilat përballen grupet e margjinalizuara si pasojë e pandemisë COVID -19, në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi i autoriteteve qeveritare, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar në përgjithësi.

Po ashtu, duke filluar nga data 25 shtator 2020, “Qendra Arbëria News” me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe TID Gjirokastër, në kundër të javës së trashëgimisë, nis turin e premierës poetike “Etër dhe bij”, me poezi nga Lefter, Aleksandër dhe Akri Çipa, që do të performohen nga diva e skenes, Justina Aliaj, Mjeshtre e Madhe.

–   Ku qëndron suksesi i “Qendra Arbëria News” dhe cili është vizioni juaj si drejtore dhe koordinatore e projekteve?

Përgjigje: “Qendra Arbëria News” e filloi aktivitetin e saj para disa vitesh, me entuziazmin e një grupi profesionistësh, me vizionin e tyre dhe dëshirën e tyre për të dhënë një kontribut të vyer për çështje që i takojnë medias, trashëgimisë kulturore, edukimit të të rinjve, problemeve sociale etj. Me këtë pikësynim u arrit të ndërtohej një organizatë që po dallohet tashmë qartësisht në mesin e organizatave të tjera që operojnë në Shqipëri.

Mendoj se, suksesi i Qendrës sonë qëndron pikësëpari tek skuadra që punon për të çuar përpara projekte cilësore e me peshë e që kanë një impakt të drejtëpërdrejtë te grupet e interesit dhe te publiku. Strategjitë e mirëmenduara për realizimin e aktiviteteve dhe organizimi efektiv i tyre janë pikënisja e çdo pune cilësore të Qendrës, të cilat, të kombinuara me një lidership të mirë, e një komunikim të vazhdueshëm me çdo anëtar të stafit bëjnë të mundur përmbushjen e objektivave dhe finalizimin cilësor të të gjitha aktiviteteve.

Kur flas për lidership, nuk i referohem marrëdhënies klasike drejtues-vartës, sepse një drejtues projekti nuk duhet domosdoshmëisht të jetë “shefi”, përkundrazi, mendoj që roli drejtues mund të kryhet edhe joformalisht dhe në këtë mënyrë të zhvillohen e menaxhohen marrëdhënie të tilla që motivojnë skuadrën.

Një drejtues i mirë është ai që ndërvepron me anëtarët e një skuadre pa krijuar tension. Jam e mendimit se, empatia duhet të qëndrojë në themel të çdo marrëdhënieje. Kjo nënkupton që një drejtues projekti duhet të dijë të flasë gjuhën e anëtarëve të skuadrës së tij dhe të kuptojë se sa kohë i duhet gjithsecilit për të bërë diçka. Ndërkohë, duhet të ketë parasysh edhe këndvështrimet, potencialin dhe ekspertizën e tyre, në mënyrë që çdo projekt të jetë një sukses për organizatën në tërësi dhe për secilin anëtar në veçanti.

 –   Cilat janë planet për të ardhmen?

Përgjigje: Nuk do të ishte më mirë ti linim për ca kohë “mbuluar”?! Gjithsesi, një gjë është e sigurt, që Qendra do të vijojë të përmbushë cilësisht misionin e saj.

* Dr. Manjola Lumani është drejtore e koordinatore e Projekteve te “Qendra Arbëria News”.

Check Also

“Nuk duam të mbyllemi, Covidin s’e vret qeveria me çifte”, Rama apel për maskat: Mos dëgjoni delirantë të dalë mendsh

Në prezantimin e task forcës për shëndetin, kryeministri Edi Rama, apeloi qytetarët për mbajtjen e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 20 =