Home / Aktualitet / Interpretoj “Nënën Shqiptare”/ Ndahet nga jeta artistja greke

Interpretoj “Nënën Shqiptare”/ Ndahet nga jeta artistja greke

Nga Miho GJINI-

Sot, u largua nga jeta në Athinë Artistia e madhe Greke, antare e lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve Grekë, njëherësh edhe antare e Lidhjes tonë të Shkrimtarëve e Artisteve Shqiptarë në Greqi TITIKA SARIGULI!… Një aktore veterane dhe dramaturge, interpretuese e qindra roleve në teater, televizion e kinematografi, ndër role karakteri, po edhe interpretuese e figurës së dhimbshur të nënës shqiptare në filmin e regjisorit grek “Akademia Platon”, kundër racizmit e ksenofobisë, së toku edhe me interpretues të të dyja vëndeve, ku ajo vlerësonte veçanerisht aktorin tonë Anastas Kosdine, në rolin e djalit të saj të humbur në periudhen e luftës së fundit, që ajo do ta takoj përsëri në rrethanat dramatike të ikjeve masive, kur vëllai i braktisur do të gjente këtu nënën dhe të vëllan, i cili interpetohet nga aktori i njohur grek Andoni Kapexhopulos! Me këtë ndijesi emocionale, aktoria e famëshme greke, do të bëhet mikja e shqiptarëve te arrdhur e do të afrohej së tepërmi me artistët, regjisorët e emigrantët shqiptarë…Po jo vetëm kaq…Shtëpia e saj në periferi të sheshit “Omonia, u bë edhe strehë mikëpritjeje për ne shqiptarët e artistët e mërguar, si edhe për te arrdhurit nga Azia e Afrika që flinin nën këmbët e urës përbri shtëpisë së saj… Iku kështu një grua fisnike e bujare, me shpirt të madh, nje artiste humaniste e dramaturge me ide patriotike, me dashurinë e madhe midis popujve… Ne artistët shqiptare humbëm, një miken tonë të madhe, të paharuaren TITIKA, e cila jetonte e banonte përbri një ure, duke ndërtuar URA MIQËSIE MIDIS POPUJVE,,,,,Prehu e qetË mikja jone e madhe!
MIHO GJINI, Mjeshter i Madh
Studjues teatri Shkrimtar e publiçit

Check Also

Aksident me vdekje në Tiranë, kamioni përplas këmbësoren 60-vjeçare

Një aksident me vdekje ka ndodhur vetëm pak çaste më parë në zonën e Astirit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + seven =