Home / Shkenceknologji / Instagrami vjen me një ndryshim të madh, ja efekti që do të ketë

Instagrami vjen me një ndryshim të madh, ja efekti që do të ketë

Rrjeti i njohur social, Instagram, po prezanton politikat e reja duke limituar interaksionet mes adoleshentëve dhe të rriturve për ta bërë më të sigurt platformën e vet për përdoruesit më të rinj.

Aplikacioni ka ndaluar mundësinë që të rriturit t’u dërgojnë mesazhe direkte adoleshentëve që nuk i ndjekin dhe i ka prezantuar “masat e sigurisë” që do t’u shfaqen të rinjve kur të rriturit që u shkruajnë “kanë pasur sjellje të dyshimta”.

Këto masa të sigurisë ua mundësojnë përdoruesve të rinj opsionin që të raportojnë apo bllokojnë të rriturit që u shkruajnë. Masat do t’ua kujtojnë të rinjve që të mos u përgjigjen të rriturve dhe të jenë të kujdesshëm “në ndarjen e fotografive, videove apo informatave me dikë që s’e njohin”.

Njoftimet shfaqen kur sistemet vërejnë sjellje të dyshimta të përdoruesve.

Kompania s’ka dhënë detaje se si funksionojnë këto sisteme, por ka njoftuar se veçoria do të jetë në dispozicion këtë muaj dhe në gjithë botën “së shpejti”.

Check Also

Facebook ka gati ndryshimet e reja, si mund të fitoni para me Soundbites

Gjigandi i teknologjisë Facebook ka njoftuar se shumë shpejt për përdoruesit do të jenë gati …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =