Home / Aktualitet / Infektohet me COVID-19 ministrja Anila Denaj, ja si është gjendja shëndetësore

Infektohet me COVID-19 ministrja Anila Denaj, ja si është gjendja shëndetësore

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është prekur nga COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë ministrja, e cila nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ lajmëron se tashmë është karantinar.

Po ashtu, ajo thotë se është duke ndjekur të gjithë udhëzimet e mjekëve dhe apelon që të zbatohet çdo rregull.

Statusi i plotë:

Të dashur miq,

Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.

Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.

Ju uroj shëndet të plotë!

Check Also

SHBA sanksione ndaj kompanive kineze e ruse; kanë bashkëpunuar me Iranin

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksionet ekonomike të premten ndaj kompanive kineze dhe ruse që Uashingtoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − fourteen =