Home / Kryesore / Infektohet me COVID-19 kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

Infektohet me COVID-19 kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Arta Rama-Hajrizi  rezulton pozitive me Covid-19.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, ka thënë se Rama–Hajrizi ditë më parë ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus, dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë ajo është duke qëndruar në izolim që një javë.

“Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2”, ka thënë Dula për mediat në Kosovë.

“Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, thekson më tej zëdhënësi.

Check Also

UGSH apel qeverive/Ndihmoni gazetarët e Luginës së Preshevës

Tirane me 29.09.2020 Unioni i Gazetareve Shqiptare vlereson intensifikimin e programeve dhe projekteve bashkepunuese mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − sixteen =