Home / Aktualitet / Infektohet me COVID-19 gazetarja e njohur shqiptare, ja si është gjendja e saj

Infektohet me COVID-19 gazetarja e njohur shqiptare, ja si është gjendja e saj

Gazetarja Jonida Shehu ka rezultuar e prekur nga Covid-19 një ditë më parë. Ajo ka nisur karantinën dy-javore dhe për pasojë nuk do të jetë në programin e saj në Abc News.

“Sot rezultova Pozitiv per Sars Cov 2. Nisi si nje dhimbje shpatullash dhe shpine,sot kaloi si dhimbje koke dhe pak temperature”, shkruante ajo një ditë më parë.

Sot, në një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, prezantuesja ka treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është problematike, megjithatë është problem ankthi rreth asaj çfarë do të ndodhë nesër.

“Nuk është se ndihem shumë keq, por as mirë. Është kështu si ndjesi e çuditshme, por shpresoj që ditët që do të vijnë të jenë më të lehta, jo më të vështira, sepse është shumë problem ky ankthi, çfarë do të ndodhë nesër, por deri tani jam ok. Unë jam në ditën e tretë, është e përballueshme deri tani, por duhet të kesh shumë vëmendjen, sepse dita nga dita ndryshon dhe njeriu nga njeriu ndryshon”, thotë Jonida.

Ajo zbuloi se është izoluar në shtëpi me partnerin e saj, Albin, ndërsa vajza, Kristal, do të qëndrojë larg tyre këto ditë.

 

Check Also

Koronavirusi në Shqipëri, doktor Halim Kosova surprizon me deklaratën: Më vjen ta marr Ramën…

Doktori i njohur Halim Kosova ka thënë se kur sheh situatën e krijuar nga koronavirusi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 11 =