Home / Aktualitet / “Infektohet” Kadastra, mbyllet shërbimi për qytetarët

“Infektohet” Kadastra, mbyllet shërbimi për qytetarët

Pasi ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se në Fier janë prekur edhe 7 persona nga Covid-19, mësohet se 6 prej tyre janë nënpunës të Kadastrës.

Këta të fundit ishin vetëizoluar prej disa ditësh kur u konstatua rasti i parë mes punonjësve të këtij institucioni.

Ky i fundit ishte pjesë e kontakteve të mjekut anestezist i infektuar javën e shkuar nga kontaktet me të afërm në Vlorë. Gjithsej në Kadastrën e Fierit janë 7 nënpunës të infektuar me koronavirus dhe një pjesë e mirë e stafit të karantinuar.

Në kadastrën Fier punojnë 40 punonjës ndërkohë që vetëm 10 prej tyre aktualisht janë në punë, ndërkohë që të tjerët janë në karantinë në shtëpi.

Përsa i përket shërbimit ndaj qytetarëve ai ofrohet normalisht nëpërmjet e-albania dhe sporteleve Adisa.

Check Also

Lufta në Nagorno Karabakh, spikerja ia plas së qarit në studio teksa jepte lajmet (VIDEO)

Lufta është duke vijuar e ashpër në Nagorno Karabakh, ku Azerbajxhani po fiton terren nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =