Home / Aktualitet / Infektohen me koronavirus 7 nxënës në shkollën 9-vjeçare në Përmet

Infektohen me koronavirus 7 nxënës në shkollën 9-vjeçare në Përmet

Në shkollën 9-vjeçare “Meleq Gostiniahti” në Përmet 7 nxënës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas informacioneve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur klasën e nxënësve. Mësohet se nxënësit duket se i ka infektuar mësuesja kujdestare, e cila prej ditësh ishte konfirmuar me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme 1052 raste të reja me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, ky ishte numri më i lartë i regjistruar në vendin tonë.

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − one =