Home / Kulture / In memoriam prekës nga bija për atin

In memoriam prekës nga bija për atin

Nga Mirela OKTROVA-

Nëse do të jetonte, im atë do të kishte mbushur sot 91 vjeç.
Më vjen keq, që ditëlindjen e tij, nuk e festoj dot me fitore! Po kjo është e vërteta dhe unë duhet ta shih në sy.
Unë dola në garë dhe humba!
Por në këtë humbje, i jam tim eti më pranë se kurrë … !
Sigurisht, përgjegjësia nuk është te votuesi! Dhe aq më pak, tek të gjithë mekanizmat që e orientojnë ose e çorientojnë atë!
Përgjegjësia mbetet tek unë!
Se integriteti, nuk mjafton!
Kur përreth teje kampet i ndajnë krismat, zërin e integritetit e mbyt dhuna dhe lufta për mbijetesë…
Dhe kjo nuk është e re!
Im atë ka 20 vjet që s’është më midis nesh…, por bota përreth nesh nuk është bërë as më e mirë dhe as më e drejtë …, thjesht më e rrejshme…! Ndërsa parimet me të cilat ai jetoi dhe më edukoi, akoma më utopike…
Prandaj sot, kur përreth nesh edhe gurët e rrugës stolisin gjoksin me urdhra, medalje e dekorata të merituara ose jo, kujtimi i tij shkëlqen në harresën, që i bën veç nder…!
Pavarësisht kontributeve dhe integritetit!
Bija jote humbi, Babi!
Humbi edhe një betejë, prej integritetit!
Si ti dikur të tuat!!!
Po kjo nuk ma ul dot kokën!
Se në këtë humbje nuk jam vetëm! Jam thjesht si ti!
I përjetshëm kujtimi yt, Babi!
Faleminderit, që nuk ishe dhe as më edukove si të tjerët!

Check Also

“Lule Borë”, me një tur koncertor në Pogradec, Dibër e Madhe, Strugë, Korçë

Kuinteti  “Albanian Excellence”, pjesë e orkestrës “Albanian Excellence” nga viti 2018, është krijuar në vijim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + five =