Home / Kronike / “In memoriam” për nipin artist të Usta Laverit

“In memoriam” për nipin artist të Usta Laverit

Kujtojme sot ne diten e tij te lindjes djaloshin Artist Soljan Nurka!..

Niko Mihali/

Soliani, një ndër nipat më të bukur e më të talentuar të Usta Laver Bariut, shpresa dhe brenga që mori me vete Ustai. Solianin e kam njohur me mirë një ditë shtatori të vitit të trishtuar 1997 kur zonja Kano e shoqëroi në vitin e parë të gjimnazit.

Ishte një nga dashuritë e veçanta të ustait ndaj që vite më parë kish filluar t’i mësonte klarineten dhe ishte mësuesi i tij ashtu si dinte të mësonte ai,ustai.

Një djalë i gjatë, i fuqishëm, mbante ca këpucë të rënda si ushtari dhe mallohej shpesh për gjyshin. Punonin në shtëpi mbasditeve dhe shpesh gabonte në ato masa që ia mësonte ai dhe ky mësuesi i tij nuk duronte dot .I fliste rëndë dhe dilte nga klasa dhe e linte vetëm.

Ustait I mbusheshin sytë me lot e thosh me vete ” e rendova djalin, por Soliani vijonte të koregjonte gabimet, pastaj perqafoheshin e lotonin te dy. Erdhi një ditë e shkuan në Festi- valin e këngës qytetarë në Elbasan dhe në skenë edhe Soliani në krah të gjyshit. Luajti një kaba bashkë me të, salla duartrokiste, Ustai sytë në lot. Ai Soliani qeshte dhe i puthte duart gjyshit. Ishte shpresa dhe ëndrra e tij. “Do behet si Soleo- thosh Ustai-,por iku shpejt dhe la pas një brengë të madhe. Ishte djalë I talentuar, dhe mbetet trashëgimtari shpirtëror dhe artistik I Laverit.

La pas shumë trishtim për moshën që iku, por tani me siguri atje ku janë, takohen më shpesh e mrekullojnë banorët e Parajsës ne kabatë e tyre !

I PA HARRUAR Soliani I cili jeton në zemren e vëllait të tij Klitit e prinderve te tij, por edhe moshatareve qe u rrit në Përmet!

Check Also

Vrau vajzën dhe bashkëshorten, hiqet dënimi me burg të përjetshëm për Pjetër Ndecajn

Gjykata në Gjakovë ka ndryshuar masën e dënimit për Pjetër Ndrecajt, të dënuar për vrasjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine + 8 =