Home / Bota / “Imuniteti i tufës” nuk është zgjidhje kundër COVID/ Eksperti kinez: Duhet të infektohet gjysma e botës

“Imuniteti i tufës” nuk është zgjidhje kundër COVID/ Eksperti kinez: Duhet të infektohet gjysma e botës

Një ekspert i lartë i shëndetësisë në Kinë, Zhang Wenhong, ka pohuar se do të ishte plotësisht e pamundur që njerëzit ta luftojnë pandeminë e koronavirusit me  “imunitetin e tufës”.

Wenhong, i cili menaxhoi situatën ndaj COVID-19 në Shanghai deklaroi fort se metoda do të çonte në një katastrofë globale.

Për të aplikuar këtë metodë, ai tha se duhet të infektohen së paku gjysma e popullsisë së botës për të ndaluar sëmundjen e COVID-19.

Ndërkohë, shkencëtarët ende nuk kanë konfirmuar nëse imuniteti i tufës funksionon kundër koronavirusit. Shkalla dhe kohëzgjatja e imunitetit midis pacientëve të rikuperuar mbetet ende e paqartë.

Kujtojmë, se numri i të infektuarve globalisht u rrit në 11 milionë, ndërsa 500 mijë persona kanë humbur jetën.

M.C

Check Also

Naftëtarët duan bukën e gojës!

Çapajev Gjokutaj/ Naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Kërkojnë rrogat e papaguara. Thënë ndryshe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =