Home / Aktualitet / Ilir Meta thirrje Qeverisë: Vjosa të shpallet Park Kombëtar! Është pasuri e jashtëzakonshme

Ilir Meta thirrje Qeverisë: Vjosa të shpallet Park Kombëtar! Është pasuri e jashtëzakonshme

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Qeverisë për të shpallur Lumin Vjosa si Park Kombëtar, në të gjitha degët e tij, shkruan newsbomb.al. Sipas Metës, Vjosa është një pasuri e jashtëzakonshme që duhet mbrojtur.

“Mbështes thirrjen e tyre, të komunitetit lokal, të shkencëtarëve, akademikëve dhe të aktivistëve mjedisorë vendas e të huaj, të personaliteteve të filmit, artit dhe kulturës botërore, si Leonardo Di Caprio dhe Edward Norton, drejtuar Qeverisë shqiptare, për të mos lejuar dhe për t’u tërhequr nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe çdo projekt tjetër shkatërrimtar dhe abuziv në këtë zonë”, vijon Presidenti.

Më tej, ai u bën thirrje autoriteteve më larta të Bashkimit Europian që të përkrahin fuqimisht këtë kauzë.

Shkrimi i plotë i Metës:

#VjosaNationalParkNow

#SavetheBlueHeartofEurope

Në Ditën Botërore të Mjedisit theksoj me forcë rëndësinë e shpalljes së Vjosës, Park Kombëtar, në të gjitha degët e lumit, me qëllim mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore të jashtëzakonshme kombëtare dhe europiane.

E përshëndes punën studimore të realizuar së fundmi prej një grupi shkencëtarësh nga Austria, Gjermania, Italia dhe Shqipëria, si dhe i vlerësoj konkluzionet dhe kontributin e tyre të vyer për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të rralla ekologjike të lumit Vjosa.

Mbështes thirrjen e tyre, të komunitetit lokal, të shkencëtarëve, akademikëve dhe të aktivistëve mjedisorë vendas e të huaj, të personaliteteve të filmit, artit dhe kulturës botërore, si Leonardo Di Caprio dhe Edward Norton, drejtuar Qeverisë shqiptare, për të mos lejuar dhe për t’u tërhequr nga ndërtimi i hidrocentraleve dhe çdo projekt tjetër shkatërrimtar dhe abuziv në këtë zonë.

I inkurajoj të gjitha autoritetet e larta të Bashkimit Europian të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve, duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË!

Check Also

Formacioni më i mirë për fazën e grupeve në ‘Euro 2020’, ja mungesa e madhe…

Është mbyllur faza e grupeve në kampionatin Europian. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar formacionin më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =