Home / Aktualitet / Ilir Daja me Covid-19? Reagon zyrtarisht Partizani

Ilir Daja me Covid-19? Reagon zyrtarisht Partizani

Klubi i Partizanit, ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullon në media ku thuhet se trajneri Ilir Daja është infektuar me Covid-19.

Gjatë një reagimi zyrtar të Partizanit thuhet se lajmi është i pavërtetë pasi Daja gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë prezent në duelin kundër Teutës.

NJOFTIM PËR MEDIA:

Duke marr shkas nga lajmi që po qarkullon sot në disa media vizive dhe ato të shkruara, të cilat njoftojnë se traineri ynë Ilir Daja është infektuar me Covid-19, saktësojmë se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë.

FK Partizani garanton se traineri Ilir Daja gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht është prezent në hotel i grumbulluar së bashku me ekipin për sfidën ndaj Teutës, ndeshje e cila do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. I tërheqim vëmendjen mediave të caktuara të jenë më të përgjegjshëm dhe profesionist në informacionet që përcjellin. Në çdo moment të kontaktojnë strukturat përkatëse të klubit FK Partizani.

Check Also

Milan – Atalanta, formacionet zyrtare

AC Milan dhe Atalanta do të ndeshen në kuadër të xhiros së 19-të të Serie …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + sixteen =