Home / Kryesore / Ilir Daja largon “frikën” përpara Laçit: Jemi Partizani, me shumë se kundërshtarët respektojmë veten

Ilir Daja largon “frikën” përpara Laçit: Jemi Partizani, me shumë se kundërshtarët respektojmë veten

Nisja e sezonit me humbjen kundër Kastriotit i përket së shkuarës. Fitorja në transfertë kundër Kukësit në ndeshjen e dytë i ka dhënë dozën e duhur të optimizmit Partizanit dhe Ilir Dajës që të shtunën zbret në fushën e lojës për një sfidë të vështirë si ajo kundër Laçit.

“Nuk i frikësohemi asnjë ekipi sepse ne jemi Partizani. Kemi respekt maksimal për Laçin, sepse ka një grup goxha të mirë lojtarësh duke filluar nga mbrojtja deri te sulmi. Duhet të jemi të përqëndruar sepse me sulmin mund të godasin, qoftë në manovër, qoftë në cilësi individuale. Besoj se do ta respektojmë Laçin, sepse e meriton këtë respekt, por më shumë do respektojmë punën që kemi bërë këto dy muajve. Besoj do shkojmë drejt një rezultati pozitiv, por me sakrificë, jo me idenë që ne luajmë në shtëpi dhe Laçi në transfertë.”, ka thënë Ilir Daja në konferencën për mediat. Pushimi për shkak të impenjimit të kombëtares i ka dhënë kohë Ilir Dajës të përgatisë ndeshjen, por trajneri I të kuqve shkon përtej skemave taktike.

“Unë do të thoja ne kemi pasur të njëjtën kohë. Kur ke më shumë kohë, ke më shumë mundësi për t’i rregulluar gjërat. Por, siç e thashë, taktika është element shumë i rëndësishëm në futboll. Në këtë situatë, taktika ka dalë në plan të dytë dhe primare është motivimi për të zëvendësuar këto mungesa, por dhe për t’u përballur me Laçin”, shprehet teknik. Që kur pranoi të marrë drejtimin e Partizanit, Daja ishte I vetëdijshëm për kufizimet që do të sillte mungesa e merkatos. Por puna e teknikut, vështirësohet edhe nga mungesat e rëndësishme përpara ndeshjes me Laçin. “Kemi një kontigjent të limituar për shkak të merkatos. Mungesa e çdo lojtari është e ndjeshme, jo më një vlerë si Asani, është goxha i rëndësishëm, do mundohemi ta zëvendësojmë me lojtarët që kemi në dispozicion”, ka përfunduar trajneri i Partizanit.

Check Also

Dëshironi të aplikoni për vizë në Gjermani? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm, ja ç’do të ndodhë pas ditës së sotme

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 1 =