Home / Kryesore / IKJA NË HESHTJE E NJË ARTISTI TË SPIKATUR

IKJA NË HESHTJE E NJË ARTISTI TË SPIKATUR

Nga Vangjush SARO –
Është ndarë nga jeta piktori Kosta Raka, një emër i spikatur i grafikës dhe sidomos i karikaturës shqiptare, ilustrues i një numri të madh librash; një punëtor i palodhur i artit. Vizatimi i tij ishte i thjeshtë, i drejtpërdrejtë, me linja të qarta, plot humor dhe ironi, shumë komunikues, realist po ashtu. Ai ka marrë disa çmime ndërkombëtare. Ndërkombëtare. Por tash për tash, mediet (lokale) shqiptare janë fokusuar vetëm te politika dhe… koketat. Dhe nderimet bëhen me hile, sipas njohjeve. Një farsë e vërtetë!
Kosta ishte një artist i pafjalë, i pabujë. Jeta e tij nuk ishte e lehtë. Modestia e tij, binte në sy më shumë se vetë arti i tij. Kjo nuk do të thotë që mediet shqiptare (përjashto gazetën e njohur e dinjitoze “Telegraf”) duhej të heshtnin. Po ashtu edhe njerëz të zhanrit, që në raste të tjera, në mënyrë hipokrite, bëjnë “të përvëluarin”… Por ndër ne, me sa duket, do të vendosë gjithnjë… influenca në shoqëri, miqësia, rrethi familjar, të njohurit dhe jo vlerat e vërteta e talenti. Është për të ardhur keq që, gjithashtu, mjeshtri i madh i karikaturës shkon i panderuar nga institucionet, të cilat nuk kanë lënë “mangë” e këngëtar dasme pa lançuar. (O ç’mjerim!)
Personalisht e kam njohur Kostën gjatë kohës që bashkëpunonim në revistën “Hosteni”, një medie ku lindën dhe u rritën shkrimtarë dhe artistë me emër. Po personalisht, i jam mirënjohës atij për ilustrimet e goditura të dy prej librave të mi: “Polic Këmbëvogli” dhe “Aventurat e Don Kishotit në Shqipëri”. Pavarësisht fatit vetjak dhe sjelljes së institucioneve, pavarësisht komedisë me nderime të supozuara, krijimtaria e mirë dhe protagonistët e saj do të jetojnë, për të treguar se arti nuk asfare ka lidhje me kulisat, me tallavanë dhe tablotë e përditshme mediokre e pa klas.
Lamtumirë, Kosta!
Mund të jetë një imazh i 1 person

Check Also

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Dashi Ju mund të jeni shqetësuar për paratë kohët e fundit. Sot një anëtar i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =