Home / Moti / Ikën i nxehti afrikan? Bien temperaturat dhe fillojnë reshjet, ja si do të jetë moti për 5 ditët në vijim

Ikën i nxehti afrikan? Bien temperaturat dhe fillojnë reshjet, ja si do të jetë moti për 5 ditët në vijim

Dita e Hënë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqëndruara përgjatë relieveve malore. Reshje shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim –perëndim e lehtë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri mesatare. Valëzim i forcës në det do të jetë 1 dhe 2 ballë. 

          Temperaturat parashikohen: 

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/35 Diell
Kukës 19/30 Diell re
Lezhë 24/33 Diell
Dibër 17/28 Diell re
Durrës 21/35 Diell
Tiranë 22/34 Diell
Elbasan 21/35 Diell re
Berat 20/35 Diell
Vlorë 20/32 Diell
Korcë 18/28 Diell re
Gjirokastër 19/34 Diell
Sarandë 18/32 Diell

Dita e Martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Dita e Mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Përgjatë Ultësirës Perëndimiorë dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër

Dita e Enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdere dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.

Dita e Premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrengatave afatshkurtra.

Check Also

Vranësira dhe shira/ Parashikimi i motit për këtë të Martë

Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here pësojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + thirteen =